Flash

Shërbimet (on)offline të e-albania/ Kofindustria Italiane: Kanë krijuar kaos dhe kosto për biznesin

Lapsi.al 3 June 2022
Shërbimet (on)offline të e-albania/ Kofindustria Italiane: Kanë

Kalimi i shërbimeve online nga 1 Maji vlerësohet si i parakohshëm nga biznesi për shkak se sistemi i e-Albania nuk ka arritur të përballojë këtë fluks.

Bllokimi apo vonesat e krijuara për këtë shkak kanë shkaktuar penalitete dhe kosto shtesë së fundmi e ka bërë publike edhe Kofindustria Italiane (Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri) në një shkrese drejtuar Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në këtë letër Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri shprehet se mbetet pozitive ndaj çdo iniciative që i shërben përmirësimit të klimës së biznesit por hapi i fundit nuk ka rezultuar i tillë. “Aplikimet online nëpërmjet portalit e-albania, që janë bërë të detyrueshme dhe pa asnjë alternativë tjetër që nga data 1 maj, po i krijojnë biznesit vështirësi të panumërta” thuhet në letër.

E njëjta vijon se shoqata mbështet idetë dhe projektet e reja, jemi pro shërbimeve online, por kundër kaosit të krijuar ditët e fundit tek biznesi.

“Nuk mund të iniciohet me sot me nesër një ndryshim rrënjësor pa lënë mundësi për zgjidhje të tjera alternative, me idenë që, nëse sistemi ka probleme, i rregullojmë rrugës. Rregullimi i problemeve të sistemit online shkakton paqartësi te sipërmarrja, penalizon biznesin për gabime që s’varen prej tij dhe krijon kosto artificiale të paparashikuara dhe të padrejta për sipërmarrjen private. Portali duhet të kishte kaluar përmes një periudhe prove derisa të kolaudohej tërësisht, për të shmangur çrregullimin, kostot dhe mosbesimin tek shërbimet online” vijon letra.

Shoqata ka renditur disa nga problematikat kryesore me të cilat janë hasur kompanitë që janë pjesë e saj duke nisur nga aplikimet online të regjistrimit të biznesit tek certifikatat e fiskalizimit.

“- Me ligjin nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, penalitetet për regjistrime të detyrueshme të vonuara u ndryshuan nga 15.000 lekë në 60.000 lekë. Ndërkohë aplikimet online të regjistrimeve të detyrueshme hasin vështirësi të shumta. Portali e-albania shpeshherë edhe me orë të zgjatura bllokohet dhe nuk arrin të përdoret. Subjektet penalizohen edhe kur e-albania nuk funksionon për shkaqe të vetë portalit. Të gjitha komunikimet kryhen nëpërmjet postës elektronike. Përgjigjet në lidhje me regjistrimet e detyrueshme, edhe pse duhet të kenë prioritet për të mos penalizuar biznesin, zgjasin nga 5 deri në 10 ditë pune.

– Regjistrimi i ndryshimit të afatit të administratorit shpesh nuk është i vlefshëm edhe në rastin kur është vetë administratori i kompanisë që kryen aplikimin.

– Në rastet kur administratori është i huaj dhe nuk ka asnjë ndryshim në të dhënat e tij/saj, sistemi kërkon dhe pranon vetëm adresë shqiptare. E njëjta problematikë haset edhe në rastet e depozitimit të pasqyrave financiare. Depozitimi i pasqyrave financiare është praktikë e konsoliduar prej vitesh, por pavarësisht kësaj, nuk njihen të dhënat e administratorëve të huaj.

– Në portalin e-albania nuk ekziston shërbimi për rezervimin e emrit, parashikuar në nenin 24 të ligjit “Për regjistrimin e biznesit”. Mungesa e këtij shërbimi sjell si pasojë rritjen e kostove të përgatitjes së dokumentacionit për hapjen e kompanive të huaja.

– Problematika shfaqen edhe te certifikatat e fiskalizimit, pasi portali jo gjithmonë dërgon imeile automatike për ripërtëritjen e certifikatës. Mungesa e shpeshtë e këtij shërbimi çon në përfundimin e vlefshmërisë së certifikatës, ndërsa afatet e pajisjes me certifikatë të re janë shtyrë në 10 ditë pune, duke krijuar probleme për lëshimin e faturave të fiskalizuara në kohë reale”

Kërkesat e Kofindustrisë Italiane

“Për sa më sipër, kërkojmë me mirësjellje:

  1. Të mos aplikohen gjoba dhe penalizime për vonesa të regjistrimit të të dhënave të detyrueshme për një afat 6-mujor, më qëllim që të mundësohet përmirësimi i shërbimeve për sipërmarrjet nga AKSHI;
  2. AKSHI dhe QKB-ja të hapin sportelet e asistencës, në mënyrë që zgjidhjet të jenë më të shpejta (praktikë, e cila funksionoi më së miri me Regjistrimin e Pronarit Përfitues);
  3. Të shkurtohen afatet për pajisjen me certifikatë fiskale, ose të shtyhet vlefshmëria e certifikatave aktuale edhe për një periudhë 1-6 muaj të tjerë pas datës së skadimit.
  4. Të përditësohen dhe të gërshetohen automatikisht të dhënat e administratorëve midis e-tatime dhe e-albania.
  5. Të ofrohen të gjitha shërbimet dhe të drejtat që parashikon ligji për Regjistrimin e Biznesit”/MONITOR

https://www.monitor.al/sherbimet-onoffline-te-e-albania-kofindustria-italiane-kane-krijuar-kaos-dhe-kosto-per-biznesin/

Të këshilluara

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Mediat e Kosovës raportojnë se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është dhënë një alarm për bombë. Sipas të njëjtave burime në vendin ngjarjes kanë sh...

00:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI