Flash

Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Lapsi.al 3 June 2022
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Importet e karburanteve shënuan rënie vjetore për të dytin muaj radhazi në prill të këtij viti raportojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, duke sinjalizuar se, çmimet e larta janë duke e ndikuar negativisht konsumin e produktit.

Gjithsesi i njëjti raport tregon se, importet e karburanteve ishin mbi mesataren e dekadës së fundit në muajin prill.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në prill 2022 u importuan gjithsej 42, 899 tonë naftë nga 49,105 tonë që ishin në prill 2021 me një rënie vjetore 12.6%. Vitin e kaluar në prill importet e karburanteve shënuan rekorde historike, për arsye se të kërkesës së lartë që u shfaq pas heqjes së kufizimeve në lëvizje nga pandemia Covid-19.

Si katër mujor importi i karburanteve shënoi ulje me 3 për qind. Gjatë janar-prill 2021, u importuan 170 mijë tonë nga rreth 175 mijë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Para se të niste lufta në Ukrainë edhe këtë vit importet e hidrokarbureve ishin në rritje në muajt janar dhe shkurt në krahasim me 2021. Në dymujorin e parë 2022 importet pësuan rritje me 11 %, por raportet u përmbysën në mars- prill ku me rritjen e çmimeve nisi të bjerë edhe sasia e importeve ra me mbi 14%.

Ulja e konsumit në raport me vitin 2021 po vjen prej çmimeve të larta. Aktualisht një litër naftë po shitet në pikat me e pakicës me 248 lekë litri, nga 160 lekë litri që ishin në qershorin 2021. Gjatë një viti çmimi i një litri karburant është rritur me 55%.

Operatorët e tregut pohojnë se tkurrja e konsumit është konstatuar tek kompanitë e ndërtimit, që punojnë me tenderë, të cilat janë frenuar për momentin për shkak të shtrenjtimit të hekurit, çka ka rritur kostot, duke tejkaluar vlerësimet fillestare. Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare, çmimi i hekurit ishte 955 dollarë për ton para se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa aktualisht ka arritur në 1254 dollarë për ton, me rritje 31%.

Ndërsa tek veturat, sipas tyre, nuk është vënë re tkurrje konsumi, me përjashtim të zonave kufitare, që i mbushin makinat në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, ku nafta tregtohet 30-40% më lirë. Në mungesë të një sistemi efecient dhe të shpejtë të transportit publik, makina nuk është luks, por një domosdoshmëri për shumëkënd që e ka punën larg shtëpisë.

Karburantet u shtrenjtuan në bursa pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur deri në 130 dollarë për fuçi në fillim të marsit, nga rreth 90 dollarë që ishte nafta në fund të shkurtit. Çmimet kanë shënuar luhatje të shumta këto javë dhe aktualisht janë në tendencë rënëse.

Në tregun vendas, aktualisht nafta po tregtohet me 248 lekë për litër, duke iu afruar niveleve rekord maksimale prej 260 lekë, që u arritën në fillim të muajit mars.

Në krahasim me fundin e shkurtit, çmimet e naftës në tregun vendas janë 30% më të larta./Monitor

Të këshilluara

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Mediat e Kosovës raportojnë se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është dhënë një alarm për bombë. Sipas të njëjtave burime në vendin ngjarjes kanë sh...

00:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI