Flash

Dvorani ose Bregu kandidatë për President?/ Klosi: I plotësojnë kushtet

Lapsi.al 2 June 2022
Dvorani ose Bregu kandidatë për President?/ Klosi: I

Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi thotë se të premten do të mësohet edhe emri i kandidatit për President. Në një prononcim për Neës 24, Klosi tha se do të ketë një debat të brendshëm në fillim në kryesinë e PS-së dhe më pas të shtunën kandidatura do të shtrohet në Grupin Parlamentar.

“Nesër do e merrni përgjigjen. Mblidhet kryesia në orën 17:00. Ne kemi paraqitur 67 emra, që grupi i PS mendonte se mund të ishin kandidatë për president. Kemi propozuar emra për president kur negociohej me opozitën.

Nesër diskutohet. Asnjë emër s’mund të them sot. Është një proces për të cilin jemi mbledhur 2 herë në javë. Se kur do e marr unë vesh nesër në orën 17:00”, - tha Klosi

Klosi u pyet për dy emrat e lakuar së fundmi, ai i Ardian Dvoranit dhe Majlinda Bregut dhe që sipas tij plotësojnë kushtet e duhura për të mbuluar këtë post të rëndësishëm.

“Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit”, - u shpreh Klosi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI