Flash

Bilanci ditor, MSH tregon sa raste të reja me Covid janë shënuar në Shqipëri

Lapsi.al 2 June 2022
Bilanci ditor, MSH tregon sa raste të reja me Covid janë shënuar

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të ulta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 53 raste të reja me COVID-19. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 307 qytetarë aktivë me Covid19.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë. Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 594

Testime totale 1,830,218

Raste pozitive 276,275

Raste të shëruara 272,471

Raste Aktive 307

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203

Fier 33

Vlorë 22

Gjirokastër 18

Durrës 9

Korçë 8

Elbasan 4

Shkodër 3

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1

Të këshilluara

Zjarr në Rrogozhinë, digjen dhjetra hektarë

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:30 ditën e sotme në hyrje të Rrogozhinës. Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe ësht...

15:09

Aksident në Fier, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përfshirë në aksident. Dy mjete tip “Benz”, që drejtohesh...

17:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI