Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Koha që brezi i vjetër i politikës të hapë rrugën

Lapsi.al 1 June 2022
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Koha që brezi i vjetër i

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë Ëilliam Ryerson ka dhënë një mesazh për klasën politike shqiptare. Mesazhi është publikuar këtë të martë nga gazeta shqiptaro – amerikane “Ilyria” në faqen e saj online. Sipas ish-ambasadorit ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë dhe se klasa politike e vjetër duhet t’i hapë rrugë brezit të ri.

"Ka ardhur edhe një herë koha për ndryshim në Shqipëri. Ndërsa këtë muaj po i afrohemi një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar mbi ngjarjet në Shqipëri në 31 vitet që nga ajo kohë.

Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së, aq evidente më parë, është zhdukur, e zëvendësuar nga një lidhje e rinovuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila është bërë më e fortë nga viti në vit. Shqipëria që atëherë është anëtarësuar në NATO, është ulur me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka bërë punën e vështirë të nevojshme për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin tjetër të historisë së Shqipërisë. Më duket inkurajues fakti që këta njerëz të rinj e kuptojnë se Uashingtoni mbështet fuqishëm përparimin drejt promovimit të të drejtave si dhe përgjegjësive që janë normë midis anëtarëve të NATO-s dhe BE-së, forcimin e shtetit të së drejtës dhe eliminimin e korrupsionit.

Ka ardhur edhe një herë koha për ndryshim. Ashtu siç ishim me ndryshimbërësit e vitit 1991, unë dhe miq të tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi me këtë brez të ri ndryshimbërësish. Ka ardhur koha që brezi i vjetër t'i hapë rrugë brezit të ri të liderëve për të çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së shkuarës së saj dhe për ta çuar vendin e tyre në të ardhmen. I uroj atyre çdo sukses, pasi ata udhëheqin rrugën përpara për një vend që e dua" - thotë ai.

William Edwin Ryerson, shërbeu si ambasadori i parë i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri (1991-1994), pasi marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas rënies së regjimit komunist.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI