Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Abazi nxjerr 7 faktet: Si e shmangu Kuvendi i Shqipërisë rezolutën kundër gjenocidit serb

Lapsi.al 1 June 2022
Abazi nxjerr 7 faktet: Si e shmangu Kuvendi i Shqipërisë

Ish-kreu i lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka listuar një sërë faktesh për sa u përket rezolutave të miratuara nga Parlamenti i Shqipërisë duke dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Në një postim të gjatë në Facebook, Abazi thotë se në vitet 1998 – 2001 pati një sërë deklaratash dhe rezolutash të miratuara në parlamentin e Shqipërisë, por vetëm në 2 prej tyre përmendet fjala gjenocid. Ai thotë se prej Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur një iniciativë në vitin 2020 për të imponuar në Kuvend një rezolutë kundër gjenocidit serb, por nuk është mbështetur nga deputetët. Më poshtë faktet e renditura nga Abazi.

Fakt 1.

Rreth 15 rezoluta dhe deklarata që dënojnë krimet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në periudhën 1998-2001. Termi gjenocid përmendet specifikisht në dy deklarata të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë më 18 janar 1999 dhe 29 mars 1999. Bazuar mbi këto rezoluta dhe deklarata, Shqipëria i njeh krimet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë zyrtarisht si gjenocid.

Fakt 2.

Më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Fakt 3.

Dallimi mes rezolutave dhe deklaratave të miratuara gjatë viteve 1998-2001 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës janë faktet shtesë të paraqitura nga Kuvendi i Kosovës, si dhe vendimet dhe kërkesat e shtruara. Rezoluta e Kosovës:

- Shpall datën 15 Janar si Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

- Kërkon prej Serbisë të pranojë krimet, masakrat dhe gjenocidin që ka kryer në Kosovë, të dënojë kriminelët, të kthejë të pagjeturit, të kërkoj falje, të paguaj reparacionet e luftës...

- Kërkon prej institucioneve të Kosovës përfshirjen në Kodin Penal si vepër penale mohimin e gjenocidit.

Këto vendime dhe kërkesa të rezolutës së Kosovës nuk janë të reflektuara në rezolutat dhe deklaratat e mëhershme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye lindi nevoja dhe kërkesa publike që edhe Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës, sipas vendimeve dhe kërkesave të rezolutës së vitit 2019.

Fakt 4.

Më 15 janar 2020, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri zhvilluan një aksion simbolik para kryeministrisë (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=470538503887606&id=284358112505647) për të kërkuar që edhe Shqipëria të miratojë një rezolutë të ngjashme me atë të Kosovës, dhe që të shpallet data 15 Janar si dita që shënon këtë gjenocid edhe në Shqipëri. Kjo kërkesë u përsërit nga përfaqësues të LVV-së në Shqipëri edhe në shumë intervista TV dhe debate publike, por u injorua nga Kuvendi.

Fakt 5.

Në datën 8 dhjetor 2020, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dorëzoi zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë "Projekt-Rezolutën MBI GJENOCIDIN SERB TË KRYER NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS NË VITET 1998-1999."

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=710273913247396&id=284358112505647

Kjo projekt rezolutë, ndër të tjera, përsëriste kërkesat e rezolutës së Kosovës, si dhe ngritjen e një memoriali në Tiranë. Rezoluta u mbështet brenda Kuvendit nga 2-3 deputetë, mes tyre edhe Erjon Piciri dhe Ralf Gjoni (mbase edhe nga ndonjë deputet tjetër, por që nuk u kuptua qartë në seancë). Deputetja Mimi Kodheli e mbështeti fillimisht këtë rezolutë në një intervistë në Euroneës, por jo më tej. Propozimi për këtë projekt rezolutë nuk u mbështet nga deputetët e tjerë me pretekstin që Kuvendi i Shqipërisë tashmë e kishte njohur si gjenocid atë që kishte ndodhur në Kosovë përmes deklaratave dhe rezolutave të viteve 1998-2001. Shumica e deputetëve ose nuk e kuptoi, ose bëri sikur nuk e kuptoi, që kërkesat që shtroheshin në projekt rezolutën e re nuk reflektoheshin në rezolutat dhe deklaratat e mëparshme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë.

Tema u ndryshua nga Partia Socialiste edhe përmes themelimit të Komisionit për raportin e Dick Marty, i cili implikonte UÇK-në. Në atë kohë debati publik nuk u përqendrua aspak tek projekt rezoluta dhe kërkesat e saj, por tek roli i disa eksponentëve të opozitës në UNMIK, duke devijuar krejtësisht nga tema.

Fakt 6.

Ditëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar dy projekt rezoluta të ngjashme për këtë çështje nga deputetët e dy grupimeve të PD-së brenda Kuvendit: e para pa nënshkrimin e Berishës, e dyta me nënshkrimin e Berishës.

Fakt 7.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherazi deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh më 31 maj 2022 në një studio televizive se rezolutat dhe kërkesat për mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë janë hipokrizi dhe se "Rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan’".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI