Flash

FOTO/ Në shtrat me ish-sulmuesin e Anglisë: Nuk bëmë asgjë, ishte i dehur

Lapsi.al 31 May 2022
FOTO/ Në shtrat me ish-sulmuesin e Anglisë: Nuk bëmë

Vajza që përfundoi në shtrat me ish-sulmuesin e Anglisë, Andy Carroll ka zbuluar se ai nuk i kishte thënë se ishte në prag të martesës. Taylor Jane Wilkey, 27 vjeç u rrëfeu medieve se ish-ylli i Newcastle dhe Liverpool, tashmë 33 vjeç kishte konsumuar pije alkoolike për 17 orë rresht përpara se ajo dhe një shoqe e saj t’i bashkoheshin në suitën e tij të hotelit në Dubai. Incidenti duket se e ka zemëruar nusen e ardhshme të Carroll, Billi Mucklow, 33 vjeç.

“Ishte një ditë e mrekullueshme. Pijet po rridhnin dhe Andi dukej se po kalonte shumë mirë. Ai erdhi për të biseduar me ne dhe pyeti se çfarë bëjmë. Ai dukej i mirë, si një zotëri. Në asnjë moment askush nuk përmendi se ishte një dhëndër dhe na u tha se ishte një festë djemsh. Nuk e dija se ai po martohej” – tha biondja.

Taylor hodhi poshtë çdo sugjerim se kishte ndodhur mes saj dhe Carroll.

“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë, por nuk bëra asgjë të keqe. Më fal Billi! E di si duket, por nuk bëmë seks. Ajo duhet të dijë se nuk ka ndodhur asgjë seksuale mes meje dhe Andit, të betohem. Ai ishte një zotëri. Thjesht kishte pirë aq shumë sa i ra të fikët në shtrat. Ai nuk provoi asgjë dhe edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur" – tha ajo.

The Sun zbuloi se si menaxherja e barit Taylor Jane Wilkey dhe instruktorja e fitnesit Phoebe Robb, 26 vjeç, përfunduan në dhomën e hotelit luksoz të Carroll pas një dite plot me pije alkoolike. Historia ka shkaktuar probleme 2 javë para martesës së Carroll.

Bashkëshortja e ardhshme fshiu foton me Carroll nga profili i saj në WhatsApp dhe e zëvendësoi atë me një foto të fëmijëve të tyre. Çifti do të martohen këtë të diel, por ishte e paqartë nëse dasma do të vazhdojë. ©LAPSI.al

This pic emerged of Wilkey and Carroll in bed but she insists nothing happened

Wilkey has revealed she did not know Carroll was on his stag-do

The bed incident has enraged Andy's bride-to-be Billi Mucklow, 33

Bar manager Taylor and fitness instructor Phoebe Robb, 26, ended up back at Carroll’s luxury hotel room after a day of boozing

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI