Flash

"Agimi" në Nikël, shkon në 20 numri i personave të arrestuar

Lapsi.al 31 May 2022
"Agimi" në Nikël, shkon në 20 numri i personave të

Ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve në zonën e Niklës, pas operacionit të policisë të koduar “Agimi” i cili nisi në maj të vitit të shkuar. Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë tre të tjerë. Prej majit të vitit 2021 janë kapur tre persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin: M. K., 62 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Agimi”.

Shkon në 20 numri i të arrestuarve dhe të ndaluarve në kuadër të operacionit të nisur në maj 2021, në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Prej majit të vitit 2021 janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin:

Operacioni nisi në maj 2021, bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone, të kryera nga Policia e Shtetit dhe ato nga ajri, të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI