Flash

Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë në Shkodër, 37-vjeçarja gjendet e pajetë (VIDEO)

Lapsi.al 31 May 2022
Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë në Shkodër,

Identifikohet trupi i pajetë i 37-vjeçares e cila është gjetur e pajetë në afërsi të një kanali në Bypass-in e Shkodrës. Ajo është shtetësja Leze Qose, banuese në zonën e Dobraçit. Sipas uniformave blu, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup. Dyshohet se ajo ndërruar jetë përpara disa ditëve, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar.

Trupi i saj do të dërgohet për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

37-vjeçarja është larguar nga banesa e saj në Dobraç disa ditë më parë. Sipas policisë, motra e saj ka bërë kallëzim në polici më datë 18 maj të këtij viti, se shtetasja Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia ë prej datës 8 maj.

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-31-at-7.46.35-PM-1.mp4"][/video]

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI