Flash

Kapen 7 emigrantë të paligjshëm në Korçë, shoferi përpiqet t’ia “mbathë” policisë

Lapsi.al 28 May 2022
Kapen 7 emigrantë të paligjshëm në Korçë,

Policia ka kapur 7 emigrantë të paligjshëm në Korçë ndërsa në pranga ka rënë një person. Mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, mjetin tip “Audi A6”, me të cilin kishte dyshime se po transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit M. M., të ndalonte. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugë, brenda të cilit u konstatuan 7 emigrantë të paligjshëm.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se bashkëpunëtor me shtetasin M. M., në këtë aktivitet kriminal ishte edhe shtetasi A. S., i cili u arrestua në flagrancë. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. M. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI