Flash

Demokratët mbërrijnë në seli për mbledhjen e Keshillit Kombëtar, Paloka: 200 anëtarë të pranishëm

Lapsi.al 28 May 2022
Demokratët mbërrijnë në seli për mbledhjen e Keshillit

Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka nisur para pak minutash, ndërsa në selinë e PD-së janë bashkuar demokratët që do të marrin pjesë e që janë kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD-së. Fjalën hyrëse po e mban kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

"Ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marre rolin si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që e kishte humbur, për mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit dhe Kuvendin që e bënte praktikisht të pambledhshëm jo më të merret  vendime që nuk i mori kurrë. Do ta çojmë PD në fitore. Mbi 200 anëtarë të Këshillit janë të pranishëm, kështuqë dhe kuorumi është plotësuar.", tha Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI