Në brigjet e bregdetit të Radhimës u gjet e ngordhur një breshkë detare e llojit Chelonia mydas, një specie e rrallë për brigjet tona. Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Gjallesës detare iu morën të dhënat dhe iu plotësua formulari përkatës.
Kanë qenë dy turiste gjermane, të cilat njoftuan për praninë e breshkës në breg.