Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e përfshirë në 2 skema abuzimi

Lapsi.al 24 May 2022
Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli sot për zyrtarë të korruptuar të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ai tha se drejtuesja e këtij institucioni Jonida Baçi u shkarkua para pak ditësh me propozim të atij vetë nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu mësohet se Manja e ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave pasi sipas tij ajo është përfshirë në skema abuzimi.

"Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SOAK të thellojë hetimet", tha Manja.

Manja prezantoi 2 skemat e tjetërsimit të pronave dhe abuzimeve financiare. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

“E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompesimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjensisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompesuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësizi të agroturizmit dhe turizmit malor. E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie. Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompesimit do të ndjekë rendin konrologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish-pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompesuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim. Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet”, tha Manja.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI