Flash

Ministri i Drejtësisë çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Lapsi.al 24 May 2022
Ministri i Drejtësisë çon në SPAK zyrtaren e lartë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, Manja u shpreh se kjo është goditja më e rëndësishme e Njësisë Antikorrupsion.

“Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”, tha Manja.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI