Flash

Në pritje të DEA-s amerikane, bllokohet anija me qymyr në Durrës

Lapsi.al 20 May 2022
Në pritje të DEA-s amerikane, bllokohet anija me qymyr në

Një postbllok i Policisë Rrugore ka mbirë prej 5 ditësh në hyrjen e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit, ku historikisht janë shkarkuar mineralet. Dy punonjësit e policisë rrugore ngrejnë tabelën e ndalimit për këdo që nuk nget një automjet me mbishkrimin policia. Rruga për në fund të kalatës është bllokuar dhe kudo ka grupe policësh e mjete me fenelina.

Përforcimi me mjete policie dhe postoblloku janë në kalatë që prej të hënës, kur task-forca e Policisë së Durrësit kundër trafikut të narkotikëve zbuloi një sasi lënde të dyshuar kokainë në ngarkesën me qymyr të anijes së mallrave me emrin “Unistream”.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Një njoftim zyrtar për këtë kapje nuk ka, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Kjo nuk e ka kënaqur policinë dhe as SPAK që drejton hetimet. Prej pesë ditësh punonjës të policisë, qen antidrogë dhe polumbarë po kontrollojnë mbi e nën anije për të zbuluar nëse veç drogës së kapur kishte në të edhe sasi tjetër.

“Mund të them që kontrollet vazhdojnë”, i tha BIRN, Vladimir Mara, prokuror i SPAK që ka nën hetim dosjen.

BIRN mësoi nga intervista me punonjës të policisë dhe punonjës të një prej agjencieve të huaja ligjzbatuese të përfshira në aksion, se autoritetet që e kishin ndjekur anijen kishin dyshime për një sasi më të madhe droge.

“Po presim të vijnë agjentët e DEA-s Amerikane [Agjencia Amerikane për Luftën Kundër Drogës] sepse rasti ka qenë i sinjalizuar dhe autoritetet shqiptare vetëm kanë ndërhyrë”, tha për BIRN në kushtet e anonimatit një zyrtar i Policisë Kufitare.

“Ata kanë këmbëngulur që mos të mjaftohemi me 60 kg që kapëm ditën e parë, por ta kontrollojmë në detaje ngarkesën dhe anijen”, shtoi ai.

Ndërkohë drejtues të policisë vendore pohuan për BIRN se operacioni do të zgjasë të paktën deri në fillimin e javës që vjen, me përfundimin e kontrollit të plotë të anijes, përfshirë dhe strukturës së saj. Punonjës të policisë thonë se kanë dyshime se droga mund të jetë shkarkuar para se anija të mbërrinte në port edhe pse siç u mësua ajo është ndjekur gjatë gjithë rrugës së saj.

Që prej të hënës ekuipazhi i anijes është izoluar. Por punonjësit e portit thonë se ata nuk mund të arrestohen.

“Ekuipazhi nuk mban përgjegjësi për ngarkesën”, - tha një prej punëtorëve më të vjetër në port. Edhe prokurori Mara i tha BIRN se ata nuk ishin të arrestuar, por ishin pyetur vetëm si dëshmitarë.

Po ashtu në zonë prania e policisë është e dukshme. Makina të patrullave vijnë dhe ikin nga kalata thuajse çdo 15 minuta, ndërsa në anije dhe pranë saj ka gjithmonë një grup me punonjës policie civilë.

Një punonjës i portit rreth të 60-tave tha se qymyri, malli i parë që anija sillte kishte përfunduar së shkarkuari vetëm të premten. “Sot përfundoi shkarkimi i plotë i qymyrit”, tregoi burri, ndërsa duket se policia ka kontrolluar çdo copë minerali për të gjetur sasi të tjera të drogës.

Punonjës të portit që kanë qenë dëshmitarë të aksionit të policisë në 5 ditët e fundit, thonë se kanë parë lëvizjet dhe kërkimet intensive. “Kanë sjellë edhe polumbarë. Po kot se ku rri malli në det se e hajnë peshqit”, thotë një punëtor i sektorit të mineraleve, teksa po e seleksionon kromin që po ngarkohet në një anije tjetër drejt Suedisë.

Punonjës të policisë i tha BIRN se përveç kontrollit të imtësishëm me qen për të zbuluar drogën midis ngarkesës me qymyr dhe në trupin e anijes, policia kontrolloi fundin e anijes për modifikime të mundshme apo për mundësinë e hedhjes së drogës në akuariumin e portit.

Droga e kapur në anijen me qymyr, përbën një risi edhe për policinë, e cila kryesisht ka kapur drogë të fshehur mes mallrave në kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine. Rastet më të njohura janë episodet në një kompani të importit të bananeve në kontenierët e të cilës u gjet kokainë në pesë episode të veçanta. Sasia në total e drogës ishte 48 kilogramë.

Sasia më e madhe e kokainës u kap në vitin 2018, kur u sekuestruan edhe 613 kg kokainë për trafikimin e të cilës u deklaruan fajtorë administratori i kompanisë “Arbi Garden” që kishte porositur ngarkesën e bananeve ku gjet droga. /Reporter.al

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në rrugën hyrëse të qytetit. Dy persona kanë mbetur të plagosur. Përkatësisht të plagosur janë Klaudio Kupi dhe...

20:27

Aksident me vdekje në Fier (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotëm në vendin e njohur si Kthesa e Pojanit në Fier. Një “Audi” është përplasur me një motoçikletë. ...

20:03

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI