Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Berisha: Rama fshihet pas Bordit të Transparencës për rritjen e çmimeve

Lapsi.al 20 May 2022
Berisha: Rama fshihet pas Bordit të Transparencës për rritjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Vlora se Bordi i Transparencës është qëndrim hipokrit dhe antiqeveritar në mënyrë që kryeministri Edi Rama të heqë nga vetja përgjegjësinë e rritjes së çmimit të karburantit në Shqipëri.

“Si ka mundësi të rriten në Shqipëri çmimi i naftës, i ushqimeve dhe energjisë më shumë sesa kudo tjetër. Çmimet rriten këtu sepse kanë të bëjnë me qeverinë, kanë lidhje me qeverinë. Rama zgjedh një bord jo qeveritar gjoja dhe thotë se çmimet i caktojnë këta. Duke hequr përgjegjësinë nga qeveria, ky është qendrim hipokrit dhe anti-qeveritar”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se qeveria është e sintonizuar me qarqet albanofobe dhe se është duke mbështetur Ballkanin e Hapur që është në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit.

“Së pari dua të përulem me nderim para jush të rinj të reja burra e gra, para demokratëve të Vlorës, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD në një moment kritik. Ju shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri të ardhmen e këtij vendi dhe demokracinë. Ky udhëtim i demokratëve shqiptar ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë. Me pengesë serioze të mëdha. Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën dhe për të krijuar pseudo-opozitën.

Në këtë përpjekje të tyre, të segmenteve kriminale të qeverisë, demokratët u përballën me presione të ndryshme e ndërhyrje brutale të mafies ndërkombëtare të Goerge Soros. Kjo mafie besonte se mund ti caktonte PD fatin e saj e ta kthente në një freskore të Edi Ramës, ti emërojë kryetarin dhe udhëheqjen. Pavarësisht presioneve, ju u ngritët sepse idealet tuaja ishin kishin mbetur të paprekura. Ju edhe me 25 prill votuat masivisht për PD 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie duke e mbajtur në këmbë.

Sot ka një përputhje deri diku edhe bashkëpunim sintonizim mes albanofobisë dhe qarqeve të tilla në rajon e botë dhe qeverisë aktuale të Tiranës, kjo është e pamohueshme. Mund të japim me dhjetra shembuj. Fakti se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe janë përcaktuese për fatin dhe zhvillimin tonë. Të gjitha kombet kanë kundërshtarët e dashakeqët e tyre, por zhvillohen kur kanë një shtet patriotik.

Ky zotëria nis një aleancë trilaterale në kurriz të Prishtinës. A nuk është ky një dhunim politik. Në vend të ndjehemi 2 herë më të fortë meqë Kosova është e lirë, ky fut sherrin Tiranë e Prishtinë.

Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri.

Ne nuk konkurojmë dot me një bujqësi që në dekada ka marrë 20 herë më shumë subvencione se fermerit shqiptarë.

Procesi europian e parashikon shkëmbimin por me kuota të caktuara. Ky thotë tregti e lirë për të dëmtuar prodhimin në Shqipëri. A nuk është ky shkelmim i interesave tona? Në BE nuk ka prodhues që vuan se ka të garantuara tregjet. Marrim qendrimin ndaj qytetarëve. a duhet të jetë qendrim i qeverisë zhvillimi i një kombi, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotëm në vendin e njohur si Kthesa e Pojanit në Fier. Një “Audi” është përplasur me një motoçikletë. ...

20:03

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI