Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Kush e solli dhe cili ishte mesazhi që dha Mike Pompeo në Tiranë

Lapsi.al 16 May 2022
Kush e solli dhe cili ishte mesazhi që dha Mike Pompeo në Tiranë

Vizita e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Tiranë ngjalli kërshëri që në momentin që ajo u njoftua pak ditë më parë.

Kush e sjell ish-krahun e djathtë të Donald Trump? Pse vjen ish-kreu i CIA në kryeqytetin shqiptar. Çfarë mesazhi do të japë? Kë do të takojë? A është një mbështetje për krahun e Bashës, Yuri Kim apo Berishës?

Ish-sekretari Pompeo u shfaq fillimisht mëngjesin e së hënës në një ceremoni të Universitetit të Tiranës i cili i dha atij titullin “Honoris Causa” dhe ku përveç falënderimeve të rastit nuk pati ndonjë mesazh të veçantë.

Më pas ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjetike. Edhe këtu fjala kryesore iu la nënshkruesve të marrëveshjes dhe ministres Balluku teksa Rama dhe Pompeo nuk patën asnjë fjalë rasti.

Takimi i radhës ishte organizuar në një sallë ngjitur nga parlamenti i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – SHBA ku Pompeo dha disa mesazhe. Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes 2 vendeve pas 1 shekulli nga vendosja e tyre. Pompeo nënvizoi që ambasadorja Yuri Kim është një e emëruar nga Trump dhe që vijon të punojë për administratën Biden. Ai tha se pavarësisht se kush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, mbështetja për Shqipërinë ka qenë po njëlloj.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin", - tha Pompeo.

Ai që gjeti rastin për t’a përdorur këtë takim për politikën e brendshme ishte Enkelejd Alibeaj që shigjetoi lëvizjen e Sali Berishës.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA. Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t'i tregojnë rrugën Amerikës.

Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t'ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100-vjeçare”, - tha Alibeaj që gjithashtu nuk e humbi mundësinë për një foto në krah të Pompeos. Në takim merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

A ishte kjo një mbështetje për kundërshtarët e Berishës në PD?

Evi Kokalari ka publikuar një mesazh nga Jim Richardson që sipas saj është drejtor ekzekutiv i Pompeos.

“Sekretari Pompeo bëri një seri fotosh me të gjithë që ndodheshin në sallë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Pranimi i tij për një fotografi nuk barazohet me miratimin ose mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme” – thuhet në mesazhin e publikuar nga Kokalari në Facebook.

Vetë Pomepo, në të vetmin mesazh të publikuar në Tëitter për qëllimin e vizitës në Tiranë thotë se ka qenë takimi me komunitetin iranian që jeton këtu.

“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t'u rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: lirinë e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit” – shkroi Pompeo në Twitter, citon lapsi.al.

Ndërsa agjencia e lajmeve BIRN zbuloi se vizita në fakt lidhej me nënshkrimin e marrëveshjes për gazin mes kompanisë shqiptare Albgaz dhe asaj bullgare Overgas, 50% e së cilës pritet të blihet nga kompania amerikane “Linden Energy”. Ish-sekretari i shtetit është kryetar i bordit të Këshillimit të kompanisë “Linden Energy”.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Pompeo në Tiranë, Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43