Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Berisha rrëfen në Shkodër: Pse dua të bëhem sërish kryetar i PD-së

Lapsi.al 15 May 2022
Berisha rrëfen në Shkodër: Pse dua të bëhem sërish

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka treguar demokratëve të Shkodrës se përse kërkon votën për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha se votën e kërkon jo për të bërë ato që ka bërë në të kaluarën, por për të nisur një faqe tjetër për të mirën e të rinjve dhe shqiptarëve.

“Votën tuaj dhe të demokratëve nuk e kërkoj absolutisht për asgjë për atë që kemi realizuar para kësaj kohe. E kërkoj për një betejë të re, luftë të re, në të cilën ne së bashku duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë vend. Duhet që në një përpjekje të madhe t’i japim përgjigje varfërimit të shqiptarëve.

Varfëria është armë e tmerrshme. Më e pa merituara. Në këtë kontekst dua të bëj gjithçka për të mbrojtur interesin kombëtar. Nuk duhet të jemi një komb që rrisim fëmijë për emigracion. Lufta e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme. Unë kam besim. Nuk kërkoj të më votojë njeri për ato që janë bërë deri sot. E kërkoj pikërisht për këtë që thash. S’u ndalua ndonjëherë procesi drejt BE.

S’po them që po ecnim rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, morëm statusin e vendit kandidat. Ne do të zbatonim ato kërkesa që s’kanë synim tjetër veçse mirësinë e qytetarëve shqiptarë. Më erdhi njëherë një ministër gjerman para shumë vitesh. Inauguruam një ujësjellës.

Ai mbajti një fjalim dhe shprehu disa kërkesa të BE. U kthyem në darkë. Ai tha se mos u lëndove me ato që thash? Unë të lëndohem iu përgjigja, i thash që tha fjalë të drejta. Ai tha që shqiptarët duhet të shkojnë në Evropë. Ato janë gjëra kapitale. A mundet sot Shqipëria të jetë kundër Kosovës? Kjo s’mund të bëhet kurrë. I ka vendosur traun atyre që sjellin në Shqipëri çdo vit të paktën 350 mijë euro. Lufta ime e re s’ka t bëjë me ato që na rrit, por me projekte të mëdha në të cilat qytetari shqiptar do të jetë në epiqendër të tij”, - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI