Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Berisha: U kërcënuam, por rikthyem opozitën e vërtetë

Lapsi.al 15 May 2022
Berisha: U kërcënuam, por rikthyem opozitën e vërtetë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën zgjedhore për kreun e PD-së, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 maj. Ditën e sotme po zhvillon takimin me qytetarët e Lezhës.

Berisha tha se tashmë i kanë rikthyer vendit opozitën e vërtet dhe sipas tij forca e vetme që kishin ishte forca e idealeve.

“Ne i rikthyem opozitën e vërtetë vendit, i rikthyem pluralizmin. Në këtë rrugë kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që ne kishim ishte forca e idealeve tona. Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral.

Se në një vend demokratik një qeveri nuk mendon të marrë penk opozitën. Ne kishim kundër një pseudo opozitë e cila shërbehej në çdo mënyrë nga qeveria. Ne kishim kundër dhe ndoshta mafjan më të rëndësishme ndërkombëtare atë të Gjeorge Sorosit” – tha Berisha.

Sipas tij ka pasur kërcënime të shumta ndaj atyre që e përkrahën por përpjekjet e tyre për ti ndaluar dështuan

“Kërcënime të shumta u bënë ndaj jush, në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë. Në një mënyrë ose tjetër jo vetëm institucionet shtetërore por mjaft edhe nga ato private silleshin me ju njëlloj sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin të mos ndiqnit këtë lëvizje por të gjitha këto përpjekje dështuan” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI