Flash

Kosova në Këshillin e Europës, Franca me 2 qëndrime

Lapsi.al 13 May 2022
Kosova në Këshillin e Europës, Franca me 2 qëndrime

Ambasadori e Francës në Serbi, Pierre Cochard tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm, të cilin vendi i tij nuk e mbështet. Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, prioritet në këtë rast duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se bisedimeve duhet t’u jepet një dinamikë e re.

“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temë prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, - ka thënë ambasadori.

“Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, - ka shtuar ai.

Por ndryshe u shpreh pak orë më pas ambasada e Francës në Kosovë në një deklaratë për mediat. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada franceze thotë se vendimi për aplikim në KiE i takon Kosovës si shtet sovran.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, - thuhet në njoftimin e ambasadës franceze në Prishtinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI