Flash

VIDEO/ Avioni me shqiptarë goditet nga rrufeja, kthehet në Rinas

Lapsi.al 10 May 2022
VIDEO/ Avioni me shqiptarë goditet nga rrufeja, kthehet në Rinas

Një aeroplan i cili ishte nisur nga aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja dhe kjo ka bërë që ai të kthehet sërish mbrapsht. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale gazetari Venhar Isufi që ka publikuar edhe videon më poshtë. Ai rrëfen se në avion ka qenë një i afërm i tij.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja.

Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene tronditës!

Aeroplani tashme është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejuar këtë ngjarje te behet me e madhe”, - shkroi Isufi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sulm i fuqishëm rus mbi qytetin e Odesës

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se ka pasur një sulm me raketa në Odesa. BBC raporton se 3 shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit. Shpër...

22:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI