Flash

PAMJET/ Pse Putin çalonte në paradën e se hënës në Moskë

Lapsi.al 9 May 2022
PAMJET/ Pse Putin çalonte në paradën e se hënës

Vladimir Putin dukej se ecte duke çaluar ndërsa u mbulua me batanije gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores në Moskë duke ngritur dyshime të reja mbi shëndetin e tij.

Udhëheqësi rus, 69 vjeç, mori pjesë në ngjarjen e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në 1945 ku mbajti një fjalim gjatë të cilit ai projektoi një imazh të forcës dhe fuqisë ushtarake ruse, pavarësisht luftës me rezultate të dyshimta në Ukrainë.

Kur ai la podiumin për të folur dhe shkoi te Varri i Ushtarit të Panjohur për të vendosur një kurorë, Putini dukej se po ecte me një hap të rëndë, sikur po përpiqej të maskonte çalimin, shkruan Daily Mail.

Gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije mbi gjunjë, pavarësisht se veteranët e luftës ishin ulur rreth tij me prehër të zbuluar.

Secili nga këto detaje do të ishte mjaft i lehtë për t'u hedhur poshtë, por të marra së bashku ato ushqejnë thashethemet e vazhdueshme se Putini po vuan probleme shëndetësore.

Që 2 vjet përpara se të vendoste të pushtonte Ukrainën, nisën thashethemet për shëndetin e Putinit se ai kishte kryer një operacion kundër kancerit.

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i flaktë i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020 se kreu i Kremlinit vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Kremlini u detyrua t'i mohonte pretendimet, me zëdhënësin e Putinit Dmitry Peskov që këmbënguli se shefi i tij gëzonte “shëndet të shkëlqyer” dhe çdo thashethem për të kundërtën ishte 'marrëzi e plotë'.

Fjalët janë intensifikuar nga fillimi i luftës në Ukrainë pasi kritikët thonë se Putin nuk duket mirë në paraqitjet televizive dhe është dukshëm i fryrë në fytyrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sulm i fuqishëm rus mbi qytetin e Odesës

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se ka pasur një sulm me raketa në Odesa. BBC raporton se 3 shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit. Shpër...

22:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI