Flash

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje të re çmimesh: Po shtrenjtohet plastika

Lapsi.al 9 May 2022
Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje të re

Përpunuesit e qumështit do të përballen sërish me rritje të kostove të prodhimit për shkak të shtrenjtimit të lëndës të parë në tregjet ndërkombëtare.

Prej fillimit të muajit qershor fabrikat e qumështit do të blejnë 25% më shtrenjtë plastikën. Çmimet e materialeve paketuese të plastikës prej korrikut të vitit të kaluar deri në muajin shkurt janë shtrenjtuar 50%.

Prej muajsh operatorët e tregut po përballen edhe me shtrenjtim 30-50% të qumështit që blejnë nga fermeri, për shkak të rritjes të kostos të mbajtjes të bagëtive.

Për shkak të rritjes të plastikës e lajmëruar në fillim të muajit maj nga furnitorët e huaj, edhe përpunuesit paralajmërojnë se mund të jenë të detyruar të rishikojnë çmimet për produkte si gjiza, djathi dhe gjalpi, ndërsa për çmimin e qumështit dhe të kosit kostot do të amortizohen te fitimet e tyre.

Drejtori i ekzekutiv i Shoqatës Industria e Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha tha për “Monitor” se paralajmërimi për shtrenjtimin e plastikës do të rëndojë edhe më shumë situatën te fabrikat e qumështit që po vuajnë kostot e shtuara nga shtrenjtimi i energjisë, naftës dhe çmimit të lartë të qumështit që blihet nga fermeri.

“Nga furnitorët e huaj është lajmëruar që në fillim të muajit maj, se materialet paketuese të plastikës janë shtrenjtuar sërish nga fillimi i muajit maj 25%. Ndërkohë që deri në periudhën janar-shkurt çmimet e plastikës u shtrenjtuan 50%. Rritja e çmimeve nga furnitorët e huaj është ndikuar nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe kostot e naftës. Shpresojmë të mos ketë rritje tjetër, pasi këto shtrenjtime kanë sjellë që sektori i industrisë përpunuese të qumështit të gjendet në një situatë tejet të vështirë.

Nga 1 korriku do të kemi edhe akcizën e re, që është miratuar me paketën fiskale të vitit 2022. Do të shtohen 6 lekë që do të përballohet nga industria.

Është e thjeshtë që t’i thuhet kësaj industrie që transfero kostot e shtuara te rritja e çmimeve të produkteve finale. Por nëse do të vazhdohet me këtë situatë ne do të jemi të pakonkurrueshëm, pasi produktet e importit jo vetëm që do të na konkurrojnë, por do të na rrezikojnë edhe falimentimin. Nuk do të jemi të preferueshëm për konsumatorin në treg nëse nuk bëhen ndërhyrjet e duhura, si për fermerin dhe sektorin e përpunimit që të frenohet rritja e mëtejshme e çmimeve”, pohon ai.

Në këtë situate z. Hoxha ripërsërit edhe një herë se është e domosdoshme plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të sektorit, si: Subvencionim direkt tek blegtori 10 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara, dhe jo për krerë bagëtie; TVSH 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit dhe përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët. /Monitor

https://www.monitor.al/plastika-do-shtrenjtohet-nga-qershori-25-shoqata-e-qumeshtit-blegtoria-dhe-industria-ne-rrezik-real-falimenti/

 

 

Të këshilluara

Rikthehen viktimat nga covid në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 25 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, ng...

17:10

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI