Flash

Zbardhen DESHMITE/ Pse humbi jetën 51-vjeçarja në spitalin e Korçës

Lapsi.al 8 May 2022
Zbardhen DESHMITE/ Pse humbi jetën 51-vjeçarja në spitalin e

Mbetet e mbuluar nga misteri arsyeja që një 51-vjeçare humbi jetën këtë të diel në spitalin e Korçës. Familjarët e Albana Saliçe akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë.

Bashkëshorti i saj tha se në orën 03.15 morën në telefon 127 pasi ajo nuk po ndihej mirë dhe kanë shkuar në spital ku kanë ndenjur deri në orën 05.00.

“I bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike. Nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu. Na thonë vetëm i bie goja erë të keqe, mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.

Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 05.00 shkuam në shtëpi. Në 08.00 ajo mbaroi. Ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi” – akuzoi bashkëshorti.

Mjeku Çelnik Fetallari jep një tjetër version të ngjarjes. Para uniformave blu ai ka deklaruar se zonja ka shkuar në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.

“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG-në e zemrës dhe i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe analizat i dolën mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua” - ka thene mjeku.

Shefi i urgjencës ka mohuar dhënien e ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës. Ai nuk ka folur për asnjë injeksion ose gjilpëre të bërë ndaj viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51-vjeçares lidhen me problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen viktimat nga covid në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 25 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, ng...

17:10

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI