Flash

Përplasi familjen me foshnjen dhe u arratis, zbulohet identiteti i shoferit

Lapsi.al 8 May 2022
Përplasi familjen me foshnjen dhe u arratis, zbulohet identiteti i shoferit

Personi që shihni në foto është Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili mesditën e sotme përplasi me makinë një fëmijë tre muajsh dhe prindërit e tij, të cilët po kalonin në vijat e bardha.

Sulejmani, i cili po drejtonte mjetin luksoz" G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.

Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Po ashtu, bëhet e ditur se pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë. Aktualisht, policia është vendosur në ndjekje të tij, ndërkohë që kanë arrestuar personin që e shoqëronte në makinë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI