Flash

Albin Kurti godet nga kancelaria gjermane Ballkanin e hapur

Lapsi.al 4 May 2022
Albin Kurti godet nga kancelaria gjermane Ballkanin e hapur

"Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme"ka deklaruar Albin Kurti gjatë një konference të prbashkët shtypi me kancelarin gjerman Scholz ne Berlin. Pas takimit në kancelari kryeministri kosovar i është kundërvënë hapur nismës së Ramës dhe Vuçiçit duke i konsideruar si tentativa për ta hapur Ballkanin nga lindja. Ai e ka bërë këtë duke iu bashkëngjitur idesë së Olaf Scholz i cili deklaroi se Gjermania do të mbështesë rigjallërimin e procesit të Berlinit. "Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit...“Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit" tha Scholz.

Pikërisht pas ketyre fjalëve ishte momenti kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se të gjitha iniciativat paralele me këtë proces, për Kosovën janë të pavlefshme.

“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI