Flash

Ngjarja makabre në Korçë/ Mjekja zbulon detajin shokues për gruan që futi foshnjen në valixhe

Lapsi.al 2 May 2022
Ngjarja makabre në Korçë/ Mjekja zbulon detajin shokues

Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40-vjeçares, që futi fëmijën në valixhe duke i sjellë vdekjen, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar.

Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

“Nuk isha njohur më parë me rastin, dhe pashë pacienten për herë të parë. Nga familjarët njihet e sëmurë prej 3 vitesh dhe ka qenë e kartelizuar 1 vitë më parë. Vetë familjarët thonë që e kanë shoqëruar, por nuk dihej origjinia e anemisë. Është e sëmurë, e quan veten një person tjetër, dhe fëmija është lindur nga personi tjetër. Është e sëmurë mendore, është crregullim psikotik. Ajo jashtë realitetit është e papërgjegjshme, nuk është kritike për situatën. Në këtë rast vepron ligji i shëndetit mendor, shtrim i detyruar me vendim gjykate dhe hospitalizim. Nuk më përleu që jetonte vetëm më një fëmijë autik të vetëm”- u shpreh ajo.

Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Të këshilluara

Kriza/ Rriten edhe çmimet e kroasantëve

Shtimi i kostove të produkteve vendase ushqimore nga shtrenjtimi i energjisë, çmimit të vajit dhe miellit priten të reflektohen në ditët në vijim me rritje tjet...

11:55

Parashikimi i motit për sot: Java nis me shi

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga vranësira të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore. Si...

07:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI