Flash

Kriza/ Rriten edhe çmimet e kroasantëve

Lapsi.al 2 May 2022
Kriza/ Rriten edhe çmimet e kroasantëve

Shtimi i kostove të produkteve vendase ushqimore nga shtrenjtimi i energjisë, çmimit të vajit dhe miellit priten të reflektohen në ditët në vijim me rritje tjetër të çmimeve.

kroasant

Çmimet e kroasantëve apo brioshëve të paketuar të prodhuar në vend do të rriten përsëri.

Kompanitë e shitjes me shumicë të mallrave ushqimore kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se nga 1 Maji do të rriten të gjitha çmimet për llojet e kroasantit (briosh) të prodhuar në vend “Belino” të kompanisë “Elka”.

Burimet nga tregu pohuan se çmimi i minikroasantëve nga 40 lekë do të shkojë në 45 lekë (rritja 12,5 %); i kroasantit në paketim të mesëm nga 38 në 48 lekë (rritja 26%) dhe paketimi i madh nga 87 në 110 lekë (rritja 26,4 %).

Përfaqësues të kompanisë “Elka” të kontaktuar nga “Monitor” thanë se për shkak të rritjes të kostove në harkun kohor të një viti janë detyruar të rrisin çmimet për këtë produkt mesatarisht 15-20%. Sipas tyre rritja nisi që nga muaji janar i vitit të kaluar kur çmimi i energjisë u shumëfishua.

“Rritja ka nisur që në muajin janar të cilat reflektuan koston e çmimit të lartë të energjisë elektrike. Shtrenjtim të lartë pati edhe çmimi i miellit, vajit, margarinës 100%, karburantit që kanë ndikuar te shtimi i kostove të prodhimit. Këtë valë çmimesh në kosto jemi munduar ta transferojmë në çmime në mënyrë të përshkallëzuar, duke e amortizuar edhe te të ardhurat”.

Aktualisht në tërësi tregu i kroasantëve duke përfshirë edhe atë të brendeve ndërkombëtare “Molto” dhe “7dayws” ka shënuar rritje. Nga fillimi i këtij viti kroasanti “Molto” në dyqanet e pakicës nga 60 lekë shitet 70 lekë (rritja 16,6%), ndërsa “7days” nga 70 lekë në 80 lekë (rritja 14%). Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para prodhuese në tregjet ndërkombëtare, rritja është ndikuar edhe nga kostot e larta të transportit. /Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot: Java nis me shi

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga vranësira të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore. Si...

07:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI