Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Monika Kryemadhi: Po na ikin vajzat në Angli për t’u bërë eskorta, djemtë ruajnë “shtëpitë e barit”

Lapsi.al 28 April 2022
Monika Kryemadhi: Po na ikin vajzat në Angli për t’u

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Parlamenti ka folur për të rinjtë, që sipas saj e kanë shumë të vështirë të futën në politikë këtu në Shqipëri.

Në fjalën e saj ajo u shpreh se ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.

“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh nje gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë.

Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Në fakt, me sa dimë ne, fëmijët e Monika Kryemadhit në Britani kanë shkuar me avion dhe për të studiuar.

Kryemadhi u përplas edhe me ministren Bora Muzhaqi.

"“Për t’u rikthyer tek ministrja e Rinisë, zonja Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri sot të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe të kërkimeve shkencore të shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Me reklama televizive, me karburant, me banresa, çdo gjë", tha Kryemadhi.

Në atë moment ndërhyri edhe ministrja Elisa Spiropali e cila pati disa replika me kryetaren e LSI.

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera.

Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor.

Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI