Flash

KQZ gjobit me 100 mijë lekë kryetaren e Bashkisë së Durrësit

Lapsi.al 28 April 2022
KQZ gjobit me 100 mijë lekë kryetaren e Bashkisë së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 100 mijë lek kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakon: Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve erdhi pas denoncimit të bërë nga “Organizata Qëndresa Qytetare” për shkelje të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Gjithashtu është gjobitur me 50 mijë lekë edhe Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath”, Vlash Doda.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Ndërkohë, u shty shpallja e vendimit për shqyrtimin administrativ të denoncimit të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike”, për shkelje të parashikuar në nenin 91, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj bashkisë Rrogozhinë”.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi administrativ:

I denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj zj. Emiriana Sako, Autoritetit Portual Durrës, z. Klevis Hysa Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë”;

Të këshilluara

Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin ...

12:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI