Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por s’ka më përballje me qytetarët

Lapsi.al 27 April 2022
Rama: S’do hiqen nga puna ata që janë në sportele, por

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat foli për revolucionin digjital. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëri tashmë është ngritur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale.

“Vendimi është i prerë në datën 30 prill nuk ka më sportele në Republikën e Shqipërisë, dhe kjo do të funksionojë edhe pse në fillim do të ketë disa ngërçe, por nevoja do t’i bëjë që ta mësojnë. Ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet më të largëta dhe nuk ka nevojë për shembull tjetër. Do ta gjejnë rrugën për të aplikuar mjafton të kenë smartphone. Kam kërkuar që Ministria e Brendshme të marrë të gjithë printerat dhe të gjitha letrat në zyrat e gjendjes civile që të mos ketë mundësi të prodhojnë certifikata me letër, është humbje kohe. 7 mln euro janë kursyer nga pagesat e vogla të sporteleve për të marrë letra, do të kursehen edhe më shumë dhe është e padrejtë kur njerëzve vijon t’i jepen certifikata letër, kur çdokush mund të marrë certifikatë pa dalë nga shtëpia. Të gjitha përfshirë edhe famëkeqen hipotekë, pra nuk ka nevojë sot të shkosh tek hipoteka për të nxjerrë pronën tënde. Të gjithë pronat e  Republikës të Shqipërisë në një databazë. Zakonisht janë burrat që i bëjnë me dhimbje koke , dhe i nxjerrin bojën gjithë shtetit,. Ky është një ndryshim kolosal dhe është bukuria e epokës ku jetojmë. Koha e teknologjisë të jep mundësinë t’i hedhësh hapat si duhet, mund të kapërcesh vite të tëra në një vit të vetëm. Sot jemi në vendin e 17 për shërbime digjitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne.

Dhe çuditërisht mos zhvillimi i mëparshëm është avantazh, sepse nëse Gjermania ka problemin që ka një makineri perfekte shtetërore që është e vështirë ta kthesh në një makineri që bazohet tek sisteme digjitale, ne duke mos e pasur ato makineri, por një ‘karrocë Dyli’ e kemi pasur më të thjeshtë të shkojmë me shpejtësi përpara se vendet e zhvilluara.  Kush nuk do që të hyjë në atë kanalin ku pastaj përfundon me xhepa të shpuar, nuk ka nevojë farë as të njohë njeri, mjafton të hyjë këtu dhe të bëjë aplikimin për të gjitha shërbimet. Ndërkohë nuk e kemi arritur kohën kur martesat të bëhen me aplikim në e-Albania…Të tjerat janë të gjitha online. Pra jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit digjital dhe i japin një goditje korrupsionit në shërbim. Tani kemi filluar ta marrim kthesën por jo të plotë…”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI