Flash

VIDEO/ Mike Tyson grushton pasagjerin që e bezdiste në avion

Lapsi.al 22 April 2022
VIDEO/ Mike Tyson grushton pasagjerin që e bezdiste në avion

Publikohen pamjet kur ish-boksieri Mike Tyson lëshoi një sërë grushtesh duke gjakosur një pasagjer në udhëtimin e tij me avion. Sipas medieve amerikane, Tyson u përfshi në sherr me një tifoz "shumë të emocionuar", i cili u ul pas tij dhe vazhdoi t'i fliste "në vesh".

Incidenti ndodhi përpara një fluturimi nga San Francisko për në Florida. Dëshmitarët thanë se “Njeriu më i Keq në Planet” fillimisht ishte "i dashur" me të gjithë pasagjerët e tij, përfshirë edhe atë që ishte ulur pas tij. “Iron Mike” madje pranoi të bënte një selfie me njërin nga të dy dhe vijoi "të duronte" personin tjetër të ulur pas tij.

Mirëpo, pasagjeri ka vazhduar të “acarojë” legjendën e boksit. Tyson u filmua më pas duke i dhënë një sërë grushtesh në fytyrë të cilat e gjakosën në ballë. Një dëshmitar dëgjohet duke thënë gjatë pamjeve të filmuara me celular: "Hej, Majk. Hajde, ndalo."

Burime pranë atletit të peshave të rënda pohuan se pasagjeri ishte "jashtëzakonisht i dehur" dhe nuk do të ndalonte së provokuari. Sipas TMZ, ekipi i Tyson pretendon se pasagjeri gjithashtu hodhi një shishe me ujë ndaj ish-kampionit botëror të peshave të rënda.

Dëshmitarët shtuan se Tyson u largua nga avioni disa sekonda më vonë. Pasagjeri i goditur me grusht ka marrë trajtim mjekësor dhe ka folur menjëherë me policinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI