Flash

“Ushtari” i Nuredin Dumanit zbardh në SPAK vrasjet e bujshme të Elbasanit

Lapsi.al 21 April 2022
“Ushtari” i Nuredin Dumanit zbardh në SPAK vrasjet e bujshme

Një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan, ka nisur të bashkëpunojë me prokurorët. I arrestuari bashkë me Dumanin, Enrik Hoxhaj, mësohet se ka treguar detaje të ngjarjeve ku ka marrë pjesë. Pas dëshmisë së tij, prokurorët e SPAK kanë tërhequr nga Elbasani dosjet e tri ngjarjeve pa autor të ndodhura në këtë qytet vitet e fundit.

Një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, ka nisur bashkëpunimin me prokurorët e SPAK, duke ngjallur shpresën se do të zbardhë serialin e ngjarjeve pa autor në zonën e Elbasanit gjatë viteve të fundit. Ora News raporton nga burime të prokurorisë se Enrik Hoxhaj, mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, ka pranuar të flasë dhe të bashkëpunojë, duke treguar ngjarjet kriminale në të cilat ai ka marrë pjesë.

Për shkak edhe të dëshmisë së tij, SPAK ka kërkuar tërheqjen e tri dosjeve penale nga prokuroria e Elbasanit, siç është dosja e vrasjes së Bujar Çelës, vrasjes së Klevis Bahos e plagosjes së vëllait të tij, Sandër Baho si dhe dosjen e përplasjes me armë në zonën e Papërit, ku Nuredin Dumani ra në prite dhe u plagos rëndë.

Mësohet se Enrik Hoxhaj, ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK, dhe aktualisht janë marrë të pandehur, Erjon Alibej alias Agim Shurbi dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Dëshmia e Hoxhaj duket se do ndihmojë shumë prokurorët që të zbërthejnë prapaskenën e krimeve në Elbasan dhe njëherësh të sjellë arrestime të tjera. Hoxhaj mësohet se u ka treguar prokurorëve edhe për bazat e strehimit dhe veprimtarinë e tyre në Kosovës, gjë e cila mund të sjellë në vijim dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, gjatë kohës kur Dumani ka qënë në kërkim, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të. Aktualisht, Henrik Hoxhaj po ndiqet penalisht nga prokuroria e Elbasanit për “vrasje me paramendim mbetur në tentativë" dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Për të njëjtat akuza dhe atë të vrasjes me paramendim ndaj Bujar Çelës, momentalisht akuzohet dhe Nuredin Dumani. /RTV Ora

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI