Flash

Senatori amerikan: Është më urgjente se kurë anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lapsi.al 21 April 2022
Senatori amerikan: Është më urgjente se kurë

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Murphy tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Më tutje, senatori Murphy tha se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen kaq mirë që po dëgjojë për zhvillimin ekonomik të vazhdueshëm në Kosovë dhe që jeni të fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe përparimin që e keni arritur. E kemi filluar vizitën tonë në kampin “Bondsteel” dhe siç e dini ShBA-të vazhdojnë që të kenë një përkushtim të madh për sigurinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe vdekjen e sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albrigt, e ku tha se familja er saj e çmon memorialin e ngritur në Prishtinë për ta përkujtuar rolin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Na vjen keq dhe natyrisht jemi të pikëlluar për humbjen e sekretares së Shtetit, znj. Albright dhe që familja e saj me të vërtet e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin që ajo dhe SHBA-të e kanë luajtur për të ndalur gjenocidin në Kosovë”, deklaroi senatori amerikan. /Gazeta Express/

Të këshilluara

Dënohet me 7 vite burg Nikolla Gruevski

Gjykata e Shkupit ka dënuar në mungesë me 7 vite burg ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili pasi u largua nga vendi shkoi në Hungari...

18:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI