Flash

Apeli pranon ankimimin e Enkelejd Alibeajt për Kuvendin e Berishës

Lapsi.al 22 April 2022
Apeli pranon ankimimin e Enkelejd Alibeajt për Kuvendin e Berishës

Gjykata pranon kërkesën e kreut te grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Komisionit të Rithemelimit të 11 Dhjetorit.

Gjykata e Tiranës ka konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv apo i paligjshëm.

Njoftimi: 

“Sot me date 22.04.2022, ne lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njëjtën gjykate por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome këshillimi:

– Pranimin e ankimit te palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane. – Kundër vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI