Flash

Berisha: Nuk i votojmë kandidatët e Ramës për President

Lapsi.al 22 April 2022
Berisha: Nuk i votojmë kandidatët e Ramës për President

Sali Berisha është shprehur sot se Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë kandidat për President të propozuar nga Edi Rama.

Në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se PD-ja do të votojë vetëm atë emër që do ta propozojë ajo.

“Asnjë kandidat të propozuar nga Edi Rama nuk do ta votoja. Rregulli është rregull. Në qoftë se maxhoranca vendos që tia japë opozitës, atëherë është opozita që negocion, përzgjedh, paraqet një apo dy emra dhe vendoset. Por Edi Rama po bën të kundërtën. Të implikohesh në një proces me zarfe, është njësoj si në një tender sekret. Tenderi sekret nuk mund të jetë me përjashtim të atyre që bëjnë shërbimet inteligjente”, u shpreh Berisha.

"Në votimin në Parlament PD-ja do të jetë. Por në një process të bazuar në zarfe dhe emaile sekrete nuk do të përzihet. Se çfarë do bëjë Alibeaj me Ballën ajo është puna e tyre. Ju e patë dhe dje se si ai i lejoi vetes të keqpërdoret në shkallën me ekstreme. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite të keqpërdoret një deputet në atë mënyrë nga kundërshtari. Ai që publikisht lejon një keqpërdorim të tillë, mund ti lejojë vetes çdo gjë” - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI