Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Mediat serbe: Kosova po merr armë nga Britania e Madhe

Lapsi.al 17 April 2022
Mediat serbe: Kosova po merr armë nga Britania e Madhe

Ditën e premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra.

Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, - thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Por sipas mediave serbe, përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAË” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse.

Gazeta “Novosti” e Beogradit shkruan se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

Në një shkrim tendencioz, Novosti ka shkruar se në mes të një lufte në Ukrainë dhe tensioneve politike në Rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedhë benzinë zjarrit”.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, ka po ashtu një dakordancë, që Britania e Madhe t’i trajnojë falas pjesëtarët e FSK-së për përdorimin këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake.

Lajmi i medieve serbe vjen në kulmin e kritikave ndaj Beogradit pas marrjes së armatimeve ngë Kina. Për të mbuluar këtë veprim duket se Serbia po spekulon se edhe Kosova po merr armë nga perëndimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI