Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Leu thonjtë me ngjyrat e flamurit ukrainas, rusja rrezikon burgim të gjatë

Lapsi.al 17 April 2022
Leu thonjtë me ngjyrat e flamurit ukrainas, rusja rrezikon burgim të

Pothuajse gjithçka vjen përmes rrjeteve sociale, por gjestet janë reale. Këto janë format e protestës që na arrijnë nga Rusia, të gjitha janë gjeste mbështetjeje për Ukrainën. E fundit është një manikyr. Janë thonjtë me ngjyrat e verdha dhe blu të flamurit ukrainas të kombinuara me dy ngjyra të tjera: në gishtin e unazës e kuqe dhe e zezë që u referohen

Olga Dyachenko, një 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021 u arrestua nga policia. Një klient i saj në agjencinë e përkthimit vuri re se ajo kishte lyer thonjtë me të verdhë dhe blu si ngjyrat e flamurit rus ndërsa në gisht mbante një unazë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe që u përkasin ngjyrave të nacionalistëve ukrainas të Pravda Sektor, një organizatë e ndaluar në Rusi.

Olga u thirr nga policia në Jaltë, u mor në pyetje dhe pas ndalimit u lirua në pritje të gjyqit. Ajo tha gjatë marrjes në pyetje se kishte bërë një manikyr normal shumëngjyrësh. Për agjentët e policisë, ata janë zbukuruar me ngjyrat e atyre që tradhtojnë Rusinë.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në Youtube qarkullojnë pamjet e një tentative për ndërprerjen e një koncerti në Moskë të pianistit Aleksey Lyubimov dhe këngëtares Yana Ivanilova në qendrën kulturore Rassvet. Pianisti luajti pjesë të paplanifikuara të kompozitorit bashkëkohor ukrainas Valentin Silvestrov. Policia ndërhyri pasi tha se kishte marrë një alarm anonim për praninë e një bombe në ndërtesë. Lyubimov vazhdoi të luante dhe mori duartrokitje nga të pranishmit.

Kushdo që përmend luftën rrezikon vite të tëra burg në Rusi, sepse Moska e përcakton atë që po ndodh në Ukrainë si një operacion special ushtarak. Artistja ruse Alexandra Skochilenko rrezikon deri në 10 vjet burgim dhe një gjobë prej të paktën 33 mijë euro pasi në biletat e koncertit të saj kishte vendosur mesazhe paqeje.

Në Shën Petersburg, Tatiana Popova mori një gjobë prej 30 mijë rubla për ekspozimin e lodrave me fjalët "jo luftës". BBC raportoi gjithashtu lajmin e një aktivisti rus i cili u fotografua në pjesë të ndryshme të Moskës me fytyrën në tokë dhe duart e lidhura si kufomat e gjetura në Bucha. ©Vanity Fair, përktheu LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI