Flash

Spiropali: Luftën me kanabisin e fituam, tani do ta legalizojmë për të hapur një front të ri pune

Lapsi.al 9 April 2022
Spiropali: Luftën me kanabisin e fituam, tani do ta legalizojmë

Elisa Spiropali tha në Kongresin e PS se tani që beteja me kanabisin u fitua, do të bëhet legalizimi për përdorim mjekësor. Sipas saj ky aktivitet do të hapë fronte të reja pune. Më poshtë pjesë nga fjala e saj.

“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar dhe Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim.

Për këtë shkak, e për shumë të tjera arsye, ne vëmë re që mbi 60 përqind e qytetarëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakord që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak”.

“Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar, por dhe ndërkombëtar.

Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni siç kemi bërë deri më sot”, tha Spiropali.

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

Kjo e shtunë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime ...

08:04

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI