Flash

Veliaj sulmon Metën: E kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës

Lapsi.al 9 April 2022
Veliaj sulmon Metën: E kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke

Erion Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj Ilir Metës në një përpjekje tjetër për t'u dukur sa më i zellshëm ndaj Edi Ramës. Sot në nisje të punimeve të Kongresit të PS, ai foli për një president të ri që s'ka asnjë lidhje me profilin që pati Ilir Meta. 

"Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka disa ditë që flet nëpër daljet e tij mediatike për cështjen e presidentit të ri të republikës, për të cilin socialistët i kanë votat ta zgjedhin edhe të vetëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

Kjo e shtunë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime ...

08:04

Sot Kongresi i PS, zbardhet axhenda

Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i koceptuar...

09:23

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI