Flash

SPAK me urdhër-arrest për porositësin e vrasjes së Behar Sofisë, detaje nga dosja

Lapsi.al 8 April 2022
SPAK me urdhër-arrest për porositësin e vrasjes së Behar

SPAK firmos një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë. Policia ende nuk e ka gjetur. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se i dyshuari shfaqet në kamerat e sigurisë në një tavolinë me të arrestuarin tjetër Skënder Vathi.

Vrasja e Behar Sofisë u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.

Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.

“…Është bërë këqyrja e pjesshme e pamjeve filmike të DVR-së sekuestruar tek bar “Komiteti” i cili ndodhet në kryqëzimin rruga “Fatmir Haxhiu” me rrugën “Papa Gjon Pali II”. Kjo këqyrje është kryer me objekt konstatimin e lëvizjeve të personit të ndaluar Skënder Vathi për datën 25.02.2021. Gjatë këqyrjes është konstatuar se ky shtetas është shfaqur në këtë lokal rreth orës 08:26:48 sipas orës DVR-së e cila është një orë para orës lokale. Në orën 08:27:03 shtetasi i dyshuar ulet në tavolinë në prani të një shtetasi tjetër i njohur si Jemin Sheraj”. 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë, por se policia ende nuk e ka gjetur.

 

 

“Në orën 08:38:20 shtetasi Jemin Sheraj duket se i jep diçka në dukje letër shtetasit të dyshuar Skënder Vathi i cili largohet nga lokali.

Është bërë paraqitja për njohje nga ana e shtetasit Ernejt Shyti të personave që ai njeh me emrin “Daja” dhe personi i cili i ka dhënë foton e viktimës. Gjatë zhvillimit të paraqitjes për njohje ky shtetas ka njohur menjëherë shtetasit Leonardo Xhixha si personi me të cilin ka komunikuar në telefon dhe i ka dhënë foton e viktimës, si dhe shtetasin Skënder Vathi të njohur si “Daja” i cili ka qenë i angazhuar me vëzhgimin e viktimës.

Në kërkesën e paraqitur nga akuza theksohet ndër të tjera se: “…Në analizë të rezultateve hetimore duke marrë në konsideratë aktet e administruara deri më tani, provat shkencore deklarimet rezulton se në ngjarjen e datës 25.02.2021 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Behar Sulo, deri më tani, kanë qenë protagonistë shtetasit e ndaluar me këto role konkrete: Ernejt Shyti në rolin e ekzekutorit, i cili ka kryer vrasjen”, thuhet më tek në dosje.

Për këtë ai është kontaktuar dhe bindur nga ana e shtetasit Xhuljano Visha i cili e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori.

Organizator i vrasjes deri në këtë fazë të hetimit është shtetasi Skënder Vathi (daja), në bashkëpunim dhe i ndihmuar nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar shtetasin Xhuljano Visha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI