Flash

Rama vuan mungesën e opozitës, kërkesë kryebashkiakëve dhe deputetëve të PS: Duhet të jeni kritikë në Kongres!

Lapsi.al 6 April 2022
Rama vuan mungesën e opozitës, kërkesë kryebashkiakëve

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga deputetët, kryebashkiakët dhe drejtuesit e tjerë socialistë që “të kenë shpirtin kritik” gjatë Kongresit Kombëtar ditën e shtunë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që këtë herë është mbajtur “on-line”, Rama tha se Kongresi nuk duhet të jetë vetëm një paraqitje informuese për publikun.

“Të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë te vendimet dhe për të bërë zgjedhjen më të arsyeshme”, u shpreh Rama.

“Unë do t’ju kërkoja të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste atë që i kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, por edhe kryetarëve të bashkive dhe të tjerëve që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresit qoftë në panelet sipas zonës tyre të përfaqësimit, sipas pozicionit të tyre në rrjetin e organizimit parlamentar, vendor apo në rrjetet e tjera të shoqërisë, në mënyrë që kongresi të mos jetë vetëm një paraqitje informuese dhe marrë e disa vendimeve nga ata që kanë përgjegjësi ekzekutive, por Kongresi të ketë brenda edhe shpirtin kritik, të jetë kritik.

Në mënyrë që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve dhe me vetëdijen që askush nuk zotëron të vërtetën e fundme, por të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë te vendimet dhe për të bërë zgjedhjen më të arsyeshme”, tha kreu i PS, Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI