Flash

Berisha sulmon Yuri Kim: Guvernatorja ka lënë rolin e ambasadores, dështoi

Lapsi.al 6 April 2022
Berisha sulmon Yuri Kim: Guvernatorja ka lënë rolin e ambasadores,

Sali Berisha sulmoi fort ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Kur u pyet për njohjen që Kim i bëri Enkelejd Alibeajt si kryetar të PD-së, Berisha tha se "guvernatorja" ka harruar rolin e ambasadores.

"Ai ishte një dështim i ligë i saj i paralajmëruar. Si përfundim, guvernatorja ka lënë mënjanë rolin e ambasadores e cila nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në punët e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e ka të qartë se çfarë përpjekjesh po bëhen nga ajo. Imagjinoni se në çfarë gjendje ka qenë partia Demokratike, sikur të ishte një grup seksion i një ambasade. Zonja në fjalë shkel çdo rregull, zgjedh për shkak të terrenit që i ka lënë Edi Rama të bëjë atë që po bën." - u shpreh Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI