Flash

Moti në fundjavë/ Meteorologët parashikojnë reshje bore

Lapsi.al 1 April 2022
Moti në fundjavë/ Meteorologët parashikojnë reshje bore

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj fundjave moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në parashikimin e SHMU, reshjet e shiut priten të jenë prezent gjatë këtyre dy ditëve ndërsa në shumë qytete do të ketë reshje dëbore.

"Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës në intervale të shkurtëra kohore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore reshjet e shiut do të konvertohën në reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fyjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë." - njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Grabitet me armë banka në Prishtinë

Tre persona kanë grabitur filialin e Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë mëngjesin e sotëm konfirmon policia. Grabitja është kryer nga ...

11:16

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI