Flash

Balla sinjalizon 'shitjen' e Alqi Bllakos: ‘Asnjë pengesë’ për arrestimin

Lapsi.al 29 March 2022
Balla sinjalizon 'shitjen' e Alqi Bllakos: ‘Asnjë

Me gojën e Taulant Ballës, Edi Rama ka bërë me dije se nuk do t’i bëjë ‘avokatinë’ deputetit të saj, Alqi Bllako, arrestimi i të cilit është kërkuar nga SPAK.

Për shkak të imunitetit që gëzon si deputet i zgjedhur, Kuvendi duhet t’i japë autorizim institucioneve të drejtësisë për arrestimin e tij.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla thotë se “PS nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë”.

Balla lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve është caktuar të mbahet të mërkurën në orën 18:00.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë vonesë dhe gjithçka do ecë sipas procedurave të përcaktuara nga Kuvendi.

“Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate”, përfundoi Balla.

Alqi Bllako akuzohet nga SPAK si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas hetimeve, Bllako dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe korrupsion kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 

Të këshilluara

Enkelejd Alibeaj bëhet i gjallë

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend për kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit te PS, Alqi Bl...

14:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI