Flash

Urdhër arrestet e SPAK për inceneratorët/ Monika Kryemadhi reagon me detaje të tjera

Lapsi.al 29 March 2022
Urdhër arrestet e SPAK për inceneratorët/ Monika Kryemadhi reagon

Pas urdhër arresteve të SPAK për çështjen e inceneratorëve, reagoi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka sjellë në vëmendje akuzën se paratë e inceneratorëve kanë ardhur nga Malta dhe janë përdorur në zgjedhjet e 25 prillit, duke paralajmëruar sjelljen e fakteve të reja për këtë çështje. Sot ajo shtoi se këto para janë përdorur për të blerë vota në Durrës.

‘Do t’ju rikujtoja të gjithë gazetarëve kam denoncuar që do të vinin nga Malta paratë e inceneratorëve për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni dhe me atë dosje sepse ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit’, - tha Monika Kryemadhi.

Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ajo tha se për inceneratorët ka patur kontrata të cilat janë jashtë kësaj fushe, ndërsa meritat për hetimet i faturoi LSI-së, kurse komisionin hetimor e akuzoi për zvarritje dhe varrosje të të vërtetave.

‘Kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është meritë e LSI në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK. U tentua me Komisionin të varroste të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet , por do ta çojmë deri në fund. Kjo çështje është grup i strukturuar kriminal sepse nëpërmjet parave janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike shqiptare.

Në fakt tani dosja është SPAK. SPAK është në provë dhe çdo ecuri e kësaj çështje do të ndiqet. Afera e incenerarorëve shkon më tej se 430 milionë euro mos u çudisni kur të dalin në speca e bankat e shkollës, speca e domate apo avionë që fluturojnë në qiellin tonë. E them këtë se nëse do kishim hetim nga SPAK dhe Komisioni Hetimor i cili nuk ishte gjë tjetër veçse zvarritje ne do të ishim sot në kushte të tjera. Kemi kontrata të tjera jashtë fushës së inceneratorëve. Ne do të vazhdojmë të zbardhim këtë çështje. Qeveria paguan miliona euro vetëm për Klodian Zoton’.

Të këshilluara

Enkelejd Alibeaj bëhet i gjallë

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend për kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit te PS, Alqi Bl...

14:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI