Flash

“Gjyqtari po i thotë burgut hapu”/ “Foltorja”: Kërcënim i papranueshëm i Gaz Bardhit

Lapsi.al 24 March 2022
“Gjyqtari po i thotë burgut hapu”/ “Foltorja”:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj gjyqtarit Agron Zhukri që do të marrë të premten vendimin për ndryshimet statuore të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Në një intervistë në News 24, Bardhi tha se data e seancës është caktuar në shkelje të ligjit, pasi gjykatësi nuk ka ende dosjen në dorë. Ai e akuzoi gjyqtarin Zhukri se ka pasur një takim me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha para se të caktonte datën për seancën dhe se këtë gjë e ka të dokumentuar. Bardhi e quajti “kamikaz” gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statutore, “e pret burgu”.

“I bëj thirrje gjykatës të mos u futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa pasur gjyqtari, pa dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës.

E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz,”- tha Bardhi ndër të tjera.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Komisioni i Rithemelimit që thotë se ky është një kërcënim i papranueshëm.

“Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj” – thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Si mund të bashkohen 3 grupet e PD

Publicisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike është ndarë tashmë në 3 pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim. “Ky diskursi që ka një vit që bëhet...

20:43

Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat ...

19:38

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, në banesën e një 66-vjeçari. Burime bëjnë me dije se si paso...

15:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI