Flash

Shuhet Madeleine Albright/ Kush ishte sekretarja e shtetit që mbështeti Kosovën

Lapsi.al 23 March 2022
Shuhet Madeleine Albright/ Kush ishte sekretarja e shtetit që

Madeleine Albright, gruaja e parë që shërbeu si Sekretare e Shtetit të SHBA-së, ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 84-vjeçare. Lajmi u dha nga familja e saj në një deklaratë. Sipas të njëjtave burime kohët e fundit ajo vuante nga një tumor.

"Ne kemi humbur një nënë, gjyshe, motër, teze dhe mike të dashur" - thuhet në deklaratë duke e vijëzuar Albright një "kampione të palodhur të demokracisë dhe të drejtave të njeriut".

Ishte Presidenti Bill Clinton që e emëroi Albright si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara menjëherë pasi ai mori detyrën në 1993.

Bill Clinton e Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e  çlirimit! - Lajmet e Fundit - FISHMEDIA

Ndërsa 3 vjet më vonë e emëroi atë si Sekretare të Shtetit. Ajo u konfirmua edhe në 1997 me një votim unanim 99 me 0. Në atë kohë, ajo ishte gruaja me detyrën më e lartë në historinë e qeverisë amerikane.

Albright shërbeu në këtë post për 4 vjet, duke promovuar në mënyrë aktive zgjerimin e NATO-s dhe ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.

US Foreign Secretary Madeleine Albright addresses the media after a meeting  with Kosovo Albanian leaders Rexhep Oosja, chairman of the United  Democratic Front (LBD,L), Hashim Thaqi, political representative of the  Kosovo Liberation

Pasi la postin, ajo vazhdoi të jepte mësim në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm të Universitetit Georgetoën dhe u shkroi 7 libra bestseller të New York Times.

Në vitin 2012, presidenti Barack Obama i dha Albright, Medaljen e Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të kisha atë lloj jete që kam pasur”, - tha ajo për revistën Elle në një intervistë në vitin 2020.

E pyetur për përvojën e saj më të mirë të punës, ajo tha: “Duke qenë Sekretare e Shtetit dhe duke u ulur pas tabelës ku thuhej: “Shtetet e Bashkuara”, veçanërisht pasi nuk kam lindur këtu dhe jam një amerikane shumë mirënjohëse”. Ajo ka lënë pas 3 vajza dhe 6 nipër e mbesa, si dhe një vëlla dhe një motër.

Kush ishte Madeleine Albright

E lindur në Pragë në vitin 1937, Albright, atëherë Madleine Korbel, u shpërngul në Angli me familjen e saj në vitin 1939, më pak se dy javë pasi Gjermania naziste pushtoi Çekosllovakinë. Ndërsa familja e saj ishte me prejardhje hebreje, ajo u rrit si katolike.

Familja e Albright jetonte në bodrumin e një apartamenti në Notting Hill përpara se të kthehej në Pragë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata u shpërngulën në SHBA në vitin 1948 pas marrjes së Çekosllovakisë nga komunistët.

Familja e saj përfundimisht u vendos në Denver, ku babai i saj punoi si dekan i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit.

“Kam jetuar në shumë e shumë vende”, - rrëfente Albright.

Ajo u diplomua në Kolegjin Wellesley dhe mori një diplomë master në Universitetin e Columbia. U martua me Joseph Albright në vitin 1959. Çifti pati tre vajza dhe u divorcua në vitin 1982. Ajo nuk u martua përsëri.

Përpara se të bëhej sekretarja e 64’të e SHBA’së, Albright punoi për fushatën presidenciale të vitit 1972 të Edmund Muskie, një senator demokrat amerikan nga Maine, dhe më vonë u bë asistente e tij.

Ajo gjithashtu punoi si profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën nga viti 1982 deri në 1993.

“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, - ishte fjalia e famshme e Albright. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI