Flash

Pas burrit të Olta Xhaçkës shpallet investitor strategjik edhe aktori Gaz Paja, qeveria i jep 133 mijë m2 tokë në Dhërmi

Lapsi.al 23 March 2022
Pas burrit të Olta Xhaçkës shpallet investitor strategjik edhe

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë./ Euronews Albania 

https://www.youtube.com/watch?v=QPh9uBeun14&t=78s

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI