Flash

Londër/ Vetëvritet avokati Ilir Kumbaros. E shpëtoi dy herë nga ekstradimi në Shqipëri

Lapsi.al 23 March 2022
Londër/ Vetëvritet avokati Ilir Kumbaros. E shpëtoi dy herë

John Jones QC ishte një ndër avokatët më me zë në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve. Në dy raste pas arrestimit në Londër ia doli të bllokojë ekstradimin e ish drejtorit të kundra-zbulimit të SHIK Ilir Kumbaros, i dënuar në mungesë me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin në Vain të Lezhës të biznesmenit Remzi Hoxha.

Vdekja e John Jones QC është mësuar pas një procesi gjyqësor iniciuar nga bashkëshortja e tij Misa Zgonec-Rozej, që kërkon një kompensim prej 5 milion stërlina nga një spital psikiatrik.

Jones, i dha fund jetës në 2016 pasi u hodh përpara një treni në stacionin West Hampstead.

Bashkëshortja e Jones dhe kjo një avokate e njohur, në padi thotë se dy mjekë i dhanë një trajtim medikamentesh jo të duhura atij, në spitalin Florence Nightingale Hospitals Ltd, duke fajësuar ata për vdekjen.

Ilir Kumbaro u arrestua për herë të parë po në Londër në shtator të vitit 2008 dhe u lirua në dhjetor të vitit 2009, pasi avokati Jone Jones, i tha gjykatës së ekstradimeve se mandatit të arrestit i kishte kaluar afati./ Top Channel 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Territori shqiptar në orët e para të ditës mbetet në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë vendin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë k...

08:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI